Vuçiq pozon teksa çon një lis në zyrën e tij

  • E.K /
  • 06 January 2022 - 10:45
Vuçiq pozon teksa çon një lis në zyrën e tij

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, është parë me doreza dhe një lis në dorë të cilin e ka dërguar në zyrën e tij për liturgjinë e krishtlindjeve ortodokse.

Vuçiq ka postuar disa fotografi nga liturgjia e cila është mbajtur nga peshkopi Stefan.

Vuçiq do t’i pres në zyrë disa fëmijë që po e vizitojnë Beogradin për festat e krishtlindjeve ortodokse.

Prerja e lisave është traditë e krishtlindjeve ortodokse të cilat festohen me 6 janar dhe të njëjtit digjen në mbrëmje.

(Kosova Sot Online)