Përparim Rama viziton Shqipërinë, Tirana stoliset me flamuj të Kosovës

  • E.K /
  • 08 January 2022 - 11:23
Përparim Rama viziton Shqipërinë, Tirana stoliset me flamuj të Kosovës

Sot për vizitë në Tiranë do të qëndrojë kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj në një postim në Facebook ka shkruar se kryeqyteti shqiptar Tirana është zbukuruar me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës, në pritje të kryetarit Rama.

“Tirana e zbukuruar me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, teksa presim në Bashkia Tiranë Kryetarin e sapo zgjedhur të Prishtinës, Përparim Rama. Mezi pres që #EYC2022 të jetë edhe një platformë për të rinjtë e Prishtinës e së bashku t’i modernizojmë kryeqytetet tona!”, ka shkruar Veliaj.

(Kosova Sot Online)