MPJ e Kosovës dënon sulmet terroriste në Izrael

  • E.K /
  • 30 March 2022 - 15:25
MPJ e Kosovës dënon sulmet terroriste në Izrael

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar sulmet terroriste në Tel Aviv, si pasojë e të cilave u vranë pesë persona.

Në postimin në llogarinë e saj në Twitter, ministria shkroi se persona të pafajshëm u vranë si pasojë e këtyre sulmeve.

“Kosova dënon me ashpërsi sulmet terroriste në Izrael, të cilat i kushtuan me jetë njerëzve të pafajshëm. U shprehim ngushëllime familjeve dhe tërë popullit izraelit”, u theksua në shkrimin e Ministrisë së Jashtme.

(Kosova Sot Online)