Do të asfaltohet, kjo rrugë në kryeqytet mbyllet sot dhe nesër për qarkullim

  • E.K /
  • 08 April 2022 - 08:21
Do të asfaltohet, kjo rrugë në kryeqytet mbyllet sot dhe nesër për qarkullim

Rruga “Muharrem Fejza” do të jetë e mbyllur sot dhe nesër për qarkullim, duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 18:00.

Arsye për këtë janë disa punime që do të realizohen në këtë rrugë.

“Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punimet në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen e Spitalit – Prishtinë. Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e Premte dhe të Shtunë, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00”, thuhet në njoftimin e komunës.

(Kosova Sot Online)