Situata në Kuvend, Konjufca thërret në takim urgjent nënkrytarët dhe shefat e grupeve parlamentare

  • E.K /
  • 05 May 2022 - 13:40
Situata në Kuvend, Konjufca thërret në takim urgjent nënkrytarët dhe shefat e grupeve parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka ftuar në takim urgjent shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës si dhe nënkryetarët e Kuvendit, pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Opozita me zhurma e veprime janë duke kundërshtuar mbajtjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës si shenjë pakënaqësie për mos themelimin e komisionit hetimor për krizën energjetike në Kosovë.

“I ftoj nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare që të ngjiteni ta mbajmë një mbledhje lidhur me procedimin e mëtutjeshëm të seancës dhe pastaj takohemi në orën 14:00”, ka thënë Konjufca. 

(Kosova Sot Online)