Lexoni edhe:
Çka do të ndodh sot në vend, këto janë tri ngjarjet që zhvillohen
Një aeroplan, që ka fluturuar nga Shkupi drejt Gjermanisë, është detyruar të aterojë në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Mediet shkruajnë se shkak për aterrimin është se një udhëtar në moshë të shtyrë që ka udhëtuar me aeroplan, papritmas ka ndërruar jetë.
Çka do të ndodh sot në vend, këto janë tri ngjarjet që zhvillohenLexoni edhe:
Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhëtarit në fjalë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para, bëhet fjalë për sulm në zemër, shkruan mediumi maqedonas INa.
Pas pauzës së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do të kthehet në vendlindje.
(Kosova Sot Online )