Kaçanik: Përfshihet nga zjarri një shtëpi

  • E.K /
  • 24 June 2022 - 10:59
Kaçanik: Përfshihet nga zjarri një shtëpi

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Biqec të Kaçanikut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, njësia e zjarrfikësve së bashku me njësinë e KEDS-it, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Policia bën më dije se në vendin e ngjarjes është intervistuar viktima femër kosovare. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Rasti mbetet nën hetime.

(Kosova Sot Online)