Vuçiq: Pas veprimit të fundit të Kosovës, nuk ka asgjë nga dialogu

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 20:56
Vuçiq: Pas veprimit të fundit të Kosovës, nuk ka asgjë nga dialogu

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte se nuk ka asgjë nga dialogu Beograd-Prishtinë dhe se nuk ka asgjë që mund të diskutohet pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku obligon të regjistrohen në RKS targat e komunave paralele, dhe reciprocitet për letërnjoftim.

Ai këtë e tha pas takimit që pati me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkruan Tanjug

“Nuk ka asgjë nga kjo, lere atë dialog, të gjitha janë histori të zbrazëta. Çfarë dialogu, pas vendimeve të tilla, pse dialog, për Bashkimin e Komunave Serbe, dhe nuk guxojnë të vendosin flamur. Për çfarë?”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)