Arrestohet 56-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se sulmoi rojet e pyjeve

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 14:00
Arrestohet 56-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se sulmoi rojet e pyjeve

Policia në Kaçanik, sot rreth orës 05:50 të mëngjesit, ka pranuar informacione se në fshatin Kaçanik i Vjetër janë sulmuar disa roje të pyjeve.

Më pas, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një 56-vjeçar, me inicialet M.K.

Ai dyshohet se ka sulmuar rojet e pyjeve me inicialet A.T 37 vjeç dhe Sh.H 33 vjeç, mirëpo nuk u ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia njofton se rojet gjatë kryerjes së detyrave zyrtare kishin ndaluar personin e dyshuar që po transportonte drunjë ilegalisht, e të cilat më pas janë konfiskuar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë, si prova materiale janë konfiskuar një sëpatë, dy thika dhe një llambë ndriçuese.

Rasti është cilësuar ‘’Sulm ndaj personave zyrtar’’.

(Kosova Sot Online)