Asociacioni i Komunave mban takim urgjent për mos ekzekutim të pagave

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 08:36
Asociacioni i Komunave mban takim urgjent për mos ekzekutim të pagave

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka thirrur takim urgjent të Këshillit të Kryetarëve, pas ndaljes së pagave për grevistët.

“Bordi i AKK-së mban takimin urgjent të Këshillin e Kryetarëve, në takimin e Këshillit të Kryetarëve do të diskutohet tema: Situata e fundit rreth mos-ekzekutimit të plotë të pagave të punonjësve të sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale”, njofton Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Gazeta Online Reporteri.net raportoi dje se përveç mësimdhënësve, Qeveria e Kosovës i ka lënë pa pagën e muajit gusht edhe gjithë shërbyesit civilë nëpër komuna.

Shërbyesve civilë nëpër administratat komunale nuk u janë ekzekutuar pagat e muajit gusht, meqë disa prej komunave kanë refuzuar t’ia dërgojnë Thesarit të Shtetit, listat me emrat e atyre që janë në grevë.

(Kosova Sot Online)