Ndodh në Vushtrri: Dy fëmijë i largojnë flamujt nga pullazi i shtëpisë së huaj, pastaj i djegin

  • E.K /
  • 17 October 2022 - 10:16
Ndodh në Vushtrri: Dy fëmijë i largojnë flamujt nga pullazi i shtëpisë së huaj, pastaj i djegin

Ditën e djeshme. dy të mitur në Vushtrri kanë larguar dy flamuj nga shtëpia e ankuesit mashkull kosovar, dhe pastaj i kanë djegur 100 metra larg shtëpisë së tij.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin në Polici, me ç’rast lidhur me këtë është njoftuar edhe Prokuroria.

Sipas raportit të Policisë, njëri prej flamujve kishte qenë kombëtar dhe tjetri i Republikës së Kosovës.

Njoftimi i Policisë i raportit 24 orësh.

INFORMATË

Vushtrri 16.10.2022-18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, nga pullazi i shtëpisë së tij i kanë hequr dy flamuj,  njëri Kombëtar dhe tjetri i R. së Kosovës, me ç’rast në një largësi prej 100m nga shtëpia e tij të njëjtit dyshohet se i kanë djegur flamujt. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

(Kosova Sot Online)