Hajnat vjedhin stoli ari dhe para në Ferizaj, gjuajnë me armë gjatë ikjes

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 11:20
Hajnat vjedhin stoli ari dhe para në Ferizaj, gjuajnë me armë gjatë ikjes

Tre persona të dyshuar kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në Ferizaj, nga ku kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Rastin në polici e ka lajmëruar pronari i shtëpisë i cili ka treguar se gjatë ikjes, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është aktivizuar plani operacional. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar”, njofton policia përmes raportit.

(Kosova Sot Online)