Hoti: Buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 11:33
Hoti: Buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro

Ish kryeministri i Kosovës,  Avdullah Hoti, në një shkrim në rrjete sociale ka folur për buxhetin e Kosovës, shkruan "Kosova Sot Online".

Sipas Hotit buxheti i vitit 2023 është më i vogël për 300 milionë sesa ai i kaluar.

"Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro).

Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim ", ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)