Vdes një 16-vjeçar nga Kosova, zbulohen arsyet
Raportohet se në Junik një 16-vjeçar ka vdekur mbrëmë rreth orës 19:40, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar si Hetim mbi vdekjen”, tha Gashi.
(Kosova Sot Online)