Aksident me fatalitet, vdes 35-vjeçari

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 10:45
Aksident me fatalitet, vdes 35-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, ku ka humbur jetës, 35 vjeçari, shkruan "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të Policisë, 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ku ka dalur nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)