Tejkaloi në vijë të plotë, shoferit i merret patentë shoferi dhe gjobitet me 150 euro

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 15:21
Tejkaloi në vijë të plotë, shoferit i merret patentë shoferi dhe gjobitet me 150 euro

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Zyrtar Policor nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë patrullimit kanë hasur në një vozitës i cili duke drejtuar automjetin e tij tejkalon në vijë të plotë me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë në kundërshtim me rregullat e trafikut, raporton "Kosova Sot Online".

Vozitësit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, 2 pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferi përkohësisht me ndalim për 3 muaj.

Postimi i plotë:

Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merren patentë shoferët për tre muaj

Gjilan, 19 dhjetor 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Zyrtar Policor nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë patrullimit kanë hasur në një vozitës i cili duke drejtuar automjetin e tij tejkalon në vijë të plotë me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Zyrtarët Policor kanë arritur që të ndalin vozitësin e lartcekur ndaj të cilit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim për tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

(Kosova Sot Online)