Këshilltari i DASH do të vie në Kosovë, do ta vizitojë edhe Serbinë

  • E.K /
  • 09 January 2023 - 07:50
Këshilltari i DASH do të vie në Kosovë, do ta vizitojë edhe Serbinë

Këshilltari i DASH-it, Derek Chollet do të vijë në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Chollet më 11 janar do të udhëtojë në Shkup, ndërsa do të vizitoj edhe Prishtinën.

 DASH-i, ka njoftuar se ai në Kosovë pritet të takohet me zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe shoqëri civile, për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në avancimin e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe për dialogun për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbië me njohjen reciproke në qendër.

(Kosova Sot Online)