Hoti: Vrasja e Enver Malokut tentim për të ndalur rrugën e lirisë dhe pavarësisë

  • E.K /
  • 11 January 2023 - 15:06
Hoti: Vrasja e Enver Malokut tentim për të ndalur rrugën e lirisë dhe pavarësisë

Deputeti i LDK -së, Avdullah Hoti, ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së Enver Malokun në 24 vjetorin e vrasjes së tij, raporton "Kosova Sot Online".

Hoti ka theksuar se vrasja e tij ishte vrasje e fjalës së lirë e tentim për të ndalur rrugën e lirisë dhe pavarësisë.

Po ashtu, deputeti ka shkruar se LDK- ja e vlerëson kontributin e tij të dhënë.

“Sot, përkujtojmë intelektualin, patriotin, gazetarin dhe bashkëpunëtorin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Enver Malokun. Veprimtaria e tij e bujshme për liri dhe pavarësi e portretizojnë më së miri jetën e Enver Malokut. Vrasja e tij ishte vrasje e fjalës së lirë e tentim për të ndalur rrugën e lirisë dhe pavarësisë. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson shumë kontributin e tij për liri dhe pavarësi.”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)