Pejë: Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij, në afërsi u gjet një revole me një fishek

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 08:55
Pejë: Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij, në afërsi u gjet një revole me një fishek

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek.

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Rr. Brigada Pejë, 20.03.2023. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.

(Kosova Sot Online