Ky është parashikimi i motit për sot

  • S.A /
  • 25 March 2023 - 08:25
Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot (e shtunë) të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat në orët e vona parashihen që vende –vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh, transmeton "Kosova Sot Online".

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell.

Në fushat termike parashihet të ketë rënie të lehta.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

(Kosova Sot Online )