Kryetari i KQZ’së: Gjithçka gati për zgjedhjet e nesërme në veri, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

  • E.K /
  • 22 April 2023 - 12:39
Kryetari i KQZ’së: Gjithçka gati për zgjedhjet e nesërme në veri, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se çdo gjë është gati për zgjedhjet që do të mbahen nesër në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, KQZ-ja i ka ndërmarrë të gjithë hapat për t’i organizuar zgjedhjet dhe se tashmë janë vendosur edhe kontejnerët në vende të caktuara për votime.

Ai ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje.

“Andaj në emër të KQZ-së unë ftoj të gjithë qytetarët e veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitim dhe të ndërtojnë institucionet demokratike”, është shprehur Radoniqi.

(Kosova Sot Online)