Bislimi: BERZH e gjeti Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2023

  • E.K /
  • 18 May 2023 - 10:21
Bislimi:  BERZH e gjeti Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2023

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka publikuar një grafikë ku ka thënë se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e ka gjetur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Së fundmi, BERZH e gjeti Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2023. Ajo parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

“Banka Botërore dhe FMN e kanë vlerësuar gjithashtu vendin tonë për rritjen ekonomike dhe trendin pozitiv”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)