A ha dreri mish?

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 17:15
A ha dreri mish?

Drerët hyjnë te grupi i kafshëve më paqësore dhe shpeshherë i shohim në parqe natyrore duke lëvizur lirisht dhe duke u treguar miqësorë me vizitorët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Edhe pse drerët e mëdhenj brilopatë që shihen në pyjet e Siberisë apo Kanadasë duken më të egër në pamje, askush nuk e kishte menduar më parë se drerët mund të jenë edhe grabitqarë që ushqehen me mish.

Është e vështirë për këdo të imagjinojë një kafshë kaq të lezetshme si një mishngrënëse, pasi kryesisht dieta e tyre përbëhet nga ushqime me bazë bimore, por një video e postuar në Twitter, që është parë nga mbi 14 milionë përdorues të rrjetit social tregon të kundërtën.

Teksa drerët përgjithësisht konsiderohen barngrënës, në video një prej tyre shihet duke ngrënë një gjarpër.

Ndaj pyetja që përdoruesja e Twitter, e cila postoi videon online shtroi me të drejtë ishte: “Për herë të parë pashë një dre duke ngrënë një gjarpër. A nuk ushqehet dreri me bar?”.

Biologët pajtohen se nuk është normë që dreri të konsumojë mishin e kafshëve të tjera. Megjithatë, ka prova shkencore nga hulumtimet në terren që vërtetojnë të kundërtën.

Kamerat në terren nga kërkimet shkencore kanë konfirmuar se dreri ndonjëherë konsumon edhe mish.

Ata hanë zogj të vegjël dhe gjithashtu konsumojë vezët nga foletë e shpendëve. Dreri është i njohur gjithashtu si konsumues i kufomave të kafshëve të ngordhura, më së shpeshti peshq të ngordhur që dalin në breg.

Ata shfaqin prirjet e tyre për të ngrënë mish herë pas here. Sidomos në vjeshtë, kur dreri përgatitet për dimër, është e dobishme për kafshët të shfrytëzojnë çdo mundësi që mund të kenë për t’u majmur për muajt e ftohtë.

Image

(Kosova Sot Online)