Drejtori tregon çka foli me arsimtarin nga Deçani i cili u arrestua për sulm sek*sual ndaj një nxënëse

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 17:51
Drejtori tregon çka foli me arsimtarin nga Deçani i cili u arrestua për sulm sek*sual ndaj një nxënëse

Për bisedën që e ka pasur me arsimtarin Valentin Selmanaj, i cili është arrestuar nga Policia për sulm seksual ndaj një nxënëse, ka treguar drejtori i shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Qazim Maloku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Maloku tha se mësimdhënësi fillimisht ka mohuar gjithçka, por tha se mënyra e tij e sjelljes e kishte bërë të dyshonte më shumë.

“Kur biseduam, ai e mohoi fillimisht… Bile pata frikë se mos pëson ndonjë atak. Vetë mënyra e sjelljes së tij më bënte të dyshoja se ka diçka të vërtetë”, tha drejtori i shkollës.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur të enjten e 8 qershorit, ndërsa tregoi se për rastin e kishte njoftuar vetë komandantin e Policisë së Deçanit.


(Kosova Sot Online)