Vushtrri: Dy nxënës e gjuajnë me gurë një vajzë të mitur, kishin mosmarrëveshje në shkollë

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 10:17
Vushtrri: Dy nxënës e gjuajnë me gurë një vajzë të mitur, kishin mosmarrëveshje në shkollë

Policia ka njoftuar se dy nxënës e kanë gjuajtur me gurë një vajzë në Vushtrri, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima ka deklaruar se deri te sulmi ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin në shkollë.

Viktima ka marrur trajtim mjekësor.

Ndërsa, të dyshuarit nuk janë hasur nga policia.

Kurse, rasti është në hetime.

“SULM- Vushtrri 13.06.2023 – 12:25. Viktima femër kosovare- e mitur ka raportuar se përderisa ka qenë duke shkuar në shtëpi është sulmuar fizikisht dhe është gjuajtur me gurë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë po ashtu nxënës. Sipas viktimës deri te sulmi ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin pasur në shkollë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar. Të dyshuarit nuk janë hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.

(Kosova Sot Online)