Gjilan: Një banesë përfshihet nga zjarri, vdes një person
Një person ka vdekur si pasojë e një zjarri që ka ndodhur të shtunën në Gjilan, përcjell "Kosova Sot Online".
Policia ka njoftuar se shkak të zjarrit dhe tymit, për një kohë nuk ka qenë e mundur të depërtohet në banesë.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë evakuimin e njerëzve nga ndërtesa.
Ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri.
Njoftimi i plotë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Gjilan 08.07.2023 – 08:45. Është raportuar se një banesë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë evakuimin e njerëzve nga ndërtesa, ndërsa në banesën ku ishte shkaktuar zjarri për një kohë nuk ka qenë e mundur të depërtohet për shkak të tymit dhe zjarrit. Pas lokalizimit të zjarrit në banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull pronar i banesës vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë prezantuar: prokurori kujdestar, njësia e hetimeve rajonale, inspektorët për hetimin e zjarrit si dhe njësia e KEDS. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
(Kosova Sot Online)