Sindikata e Policisë dorëzon peticion në Kuvend lidhur me këto pakënaqësi të tyre

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 15:33
Sindikata e Policisë dorëzon peticion në Kuvend lidhur me këto pakënaqësi të tyre

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dorëzuar sot një peticion në Kuvendin e Kosovës lidhur me pakënaqësitë e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se pakënaqësitë janë lidhur me ligjin e pagave, sigurimin shëndetësor dhe jetësor, Ligjin e pensionimit, shtesa për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe kushtet e punës.

Tutje, në njoftim thuhet se ky është njëri nga hapat sindikal drejt realizimit të kërkesave ligjore.

“Sindikata e Policisë së Kosovës, sot me datë 18.07.2023, ka dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës Peticionin e nëshkruar nga punonjësitë e Policisë së Kosovë lidhur me pakënaqësitë e tyre,: Ligjin e pagave, sigurimin shëndetësorë dhe jetësorë , Ligji e pensionimit , shtesa për punë specifike dhe rrezikshmëri si dhe kushtet e punës. Sindikata e Policisë së Kosovës njofton punonjësitë e Policies së Kosovës dhe opinionin e gjerë se ky është njëri nga hapat sindikal drejt realizimit të kërkesave tona ligjore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)