Qytetari nga Kosova rrihet nga dy punonjësit e karburantit në Shqipëri

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 10:05
Qytetari nga Kosova rrihet nga dy punonjësit e karburantit në Shqipëri

Raportohet se një 37 vjeçar nga Kosova është konfliktuar me dy punonjës të një karburanti në Lezhë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ngjarja ka ndodhur në një karburant në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. “Shqiptari nga Kosova, M.M.,është përfshirë në një konflikt fizik me dy punonjësit e karburantit, N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë”, njofton policia.

Dy punonjësit e karburantit janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës. Ende nuk dihen arsyet se përse ka nisur sherri, ndërsa 37-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

(Kosova Sot Online)