Mustafa fton Prokurorinë ta përcjellin procesin e sigurimit të librave: Ka dyshime

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 10:20
Mustafa fton Prokurorinë ta përcjellin procesin e sigurimit të librave: Ka dyshime

Ish-zëvëndësminsitri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka reaguar lidhur me çështjen e sigurimit të librave për nxënesit e shkollës fillore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ka dyshime lidhur me këtë subvencionim që do të bëhet, meqë sipas Mustafës, Ministria ka rritur dy herë buxhetin e alokuar.

Mustafa ka thënë se Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit duhet ta përcjellin me vëmendje këtë çështje , duke thënë seka rritje të shpenzimeve për tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar .

Reagimi i plotë:

Dyshimet vazhdojnë

Dy ditë më parë në postimin tim prezentova dokumentin e shpalljes së tenderit për të gjitha tekstet shkollore për klasët 1-5 dhe ato të gjuhës gjermane për klasët 6 dhe 8. Për këtë tender, MASHTI kishte alokuar buxhetin prej mbi 4.3 milion €.

Në postimin tim supozava se në rast që tekstet do të kushtojnë mesatarisht nga 75 € për nxënës, atëhere vetëm për tesktet 1-5 do të shpenzohen sê paku 9 milion €.

Ndaj këtij postimi tim dëgjova që kishte reaguar një këshilltar i ministres Nagavci duke e kontestu dhe e konsideru si shumë të lartë shumën mesatare prej 75 € për nxënës. Por, dje shefja e tij e ngriti këte shumë në 80 €, e kjo do të thotë që edhe tejkalohet buxheti prej 9 milion €.

Cfarë do të thotë tani ky “këshilltar”, cili perfolet për shumë ndërhyrje e keqpërdorime ne ministri e institucione tê arsimit të lartë dhe që “befasisht” thuhet se është familjar UDBashi dhe se ka disa kallëzime penale.

Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit duhet ta përcjellin me vëmendje këtë çështje , sepse kemi rrithje të shpenzimeve pêr tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar .

Dhe kjo nuk besoj që është rastësi…

(Kosova Sot Online)