Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Shqipëri në shtator

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 13:21
Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Shqipëri në shtator

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë më 4 shtator Shqipërinë me ftesë të Presidentit Bajram Begaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën.

Vizita e kreut të shtetit të Kosovës vjen pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë dhe refuzimit që kryeministri Albin Kurti i bëri kryeministrit Rama në takimin informal me liderët e rajonit gjatë muajit korrik.

(Kosova Sot Online)