Vdes tragjikisht në aksident i riu nga Kosova në Gjermani

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 20:52
Vdes tragjikisht në aksident i riu nga Kosova në Gjermani

Pas një aksidenti të rëndë në Gjermani, ka vdekur i riu nga Vushtrria, Masar Ymeri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët thanë se varrimi i tij do të bëhet të enjten në ora 18:00.

Varrimi i tij do të bëhet në varrezat e fshatit Lumi i Madh në Vushtrri.

“Informim Me pikëllim dhe dhembje të thellë ju njoftojmë që pas një aksidenti të rëndë në Gjermani, tragjikishtë humbi jetën më i dashuri i familjes tonë Masar Mujamet Ymeri”, thuhet në njoftim.

“Ceremonia e varrimit do bëhet më datë 31.08.2023 në ora (18:00) Në varrezat e fshatit Lumi i Madh. Me pikëllim të thellë familja Ymeri”.

(Kosova Sot Online)