Ukraina dhe Rusia përplasen në gjykatë për motivin e luftës

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 16:41
Ukraina dhe Rusia përplasen në gjykatë për motivin e luftës

Rusia i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të hedhë poshtë një çështje të ngritur kundër saj nga Ukraina, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kyivi akuzon Moskën për përdorimin e rremë të ligjit të gjenocidit për të justifikuar pushtimin e saj. Rusia pohon se ndërhyri në Ukrainë për të parandaluar një gjenocid ndaj rusëve etnikë në lindje.

Seanca gjyqësore në Hagë nuk do të shqyrtojë ligjshmërinë e pushtimit rus, por në vend të kësaj do të vlerësojë nëse Gjykata Ndërkombëtare lejohet të shqyrtojë pretendimet e Ukrainës.

Kyivi thotë se nuk kishte rrezik gjenocidi në lindje të vendit, ku kishte luftuar forcat e mbështetura nga Rusia që nga viti 2014.

Gjithashtu mbrohet me faktin se traktati i gjenocidit në asnjë rast nuk lejon një pushtim për të ndaluar një gjenocid të supozuar. Në ditët e ardhshme, gjykata do të marrë dëshmi nga 31 vende në mbështetje të Ukrainës.


(Kosova Sot Online)