Ivica Daçiq refuzoi fotografinë familjare, Hasani: Unë respektoj protokollin e Procesit të Berlinit
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, bojkotoi foton familjare në Ministerialin e zhvilluar në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lidhur me këtë çështje është deklaruar ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.
“Nuk do doja të flisja për qëndrimet e kolegëve, do doja të flisja vetëm për atë që unë bëra, unë respektoj protokollin e formatit të Procesin e Berlinit, prandaj i ftova të gjithë të pranishmit të më bashkoheshin që foton e familjes ta bënim pranë flamujve tanë respektiv”, tha Igli Hasani.
(Kosova Sot Online)