Qalaj: Ky është mashtrim i radhës i Qeverisë Kurti

  • A.P /
  • 27 October 2023 - 21:34
Qalaj: Ky është mashtrim i radhës i Qeverisë Kurti

Lidhur me propozimet për shtesat e policisë, ka reaguar Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Qalaj këtë propozim e quan skandaloz dhe mashtrim të Qeverisë Kurti.

Ai thotë se me Qeverinë Kurti, shtesat për rrezikshmërinë janë shumë më të vogla se sa i kanë marrë nga qeverisjet e kaluara.

“Propozim skandaloz i Qeveris Kurti- Shtesat për rrezikshmërine shumë më të vogla se sa në të kaluarën! Paramendoni shtesat për rrezikshmëri për Policin patrullues nga 140 euro sa i kanë marrë në qeverisjet e kaluara tani 60 euro me propozimin e Qeveris Kurti pra 80 euro më pak. Shtesat për rrezikshmëri për Policët hetues nga 180 euro sa i kanë marrë në qeverisjet e kaluara tani 75 euro me propozimin e qeveris Kurti pra 105 euro ma pak”, ka shkruar Qalaj.

(Kosova Sot Online)