Halloween, Trafiku Urban apelon fëmijët që të mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët

  • E.K /
  • 31 October 2023 - 11:58
Halloween, Trafiku Urban apelon fëmijët që të  mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët

Trafiku Urban ka apeluar te prindërit dhe fëmijët që sot me rastin e Halloëeen, që të kenë kujdes që fëmijët të mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi.

Tutje, në njoftim thuhet se ndërmarrja do të përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen.

“Ne jemi të lumtur që kemi mundësinë t’ju shërbejmë në përditshmëri, në ditë pune e mësimi, fundjave apo ditë feste. Sot, me rastin e Halloëeen, ju lutemi të kujdeseni që fëmijët tuaj të mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët, pasi kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi. “Trafiku Urban” është në shërbim të të gjithëve, andaj ju lusim të mos dëmtoni pronën e përbashkët. Në të kundërtën ndërmarrja do të përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen. Për ne siguria e të gjithë udhëtarëve është prioritet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)