Një person nga ky vend i Kosovës gjendet i varur në objektin e biznesit të tij

  • A.P /
  • 02 November 2023 - 16:35
Një person nga ky vend i Kosovës gjendet i varur në objektin e biznesit të tij

Një person i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt në fshatin Mleqan të Malishevës, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Malishevës, Sheremet Elezaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Elezaj ka thënë se personi është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij dhe se prokurori tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren veprimet e nevojshme.

“Kemi pranuar informatën që një person është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij në fshatin Mleqan. Prokurori publik ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë veprimet e nevojshme”, ka thënë ai.

Elezaj ka thënë se viktima është mashkull i moshës madhore megjithatë s’ka dhënë informacione të tjera.

(Kosova Sot Online)