Krasniqi : Me këtë qeveri, 18% e qytetarëve po jetojnë me 45 euro në muaj

  • E.K /
  • 23 November 2023 - 09:35
Krasniqi : Me këtë qeveri, 18% e qytetarëve po jetojnë me 45 euro në muaj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka publikuar sot statistikat e fundit që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket varfërisë dhe skamjes në Kosovë gjatë vitit të fundit.

Sipas raportit të Komisionit Evropian, rreth 18% e popullsisë së Kosovës jeton nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj.

Nëpërmjet një videoje ilustruese, kreu i PDK-së e ka cilësuar këtë statistikë si alarmuese ndërsa qeverisjen aktuale si përgjegjëse për këtë gjendje e ka cilësuar si regres.

(Kosova Sot Online)