E rëndë: Ky është i riu nga ky vend i Kosovës që u gjet pa shenja jete
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Llukë të Deçanit, pasi një i ri u gjet pa shenja jete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, mirëpo nuk dihen ende detajet rreth rastit tragjik.
Raportohet se viktima është Arlind Sutaj, 18-vjeçar.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i tha Sinjalit se viktima është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë.
“Në orën 17:45, Policia është njoftu se në fshatin Llukë të Deçanit, në oborrin e shtëpisë është gjetur një person i shtrirë. Menjëherë kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merren sektori i hetimeve rajonale”, tha Gashi.
(Kosova Sot Online)