Prizren: Një 74-vjeçar gjendet i vdekur

  • E.K /
  • 30 November 2023 - 10:37
Prizren: Një 74-vjeçar gjendet i vdekur

Një person është gjetur i vdekur sot në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë se Policia dhe urgjenca me të marrë informatën, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 74-vjeçarit.

“Rreth orës 09:00 kemi pranuar një informacion nga një qytetar se një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në rrugën “Rrustë Kabashi”. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe urgjenca, ku këta të fundit kanë konstatuar se personi, mashkull i moshës 74-vjeç ka vdekur”, ka thënë Gashi

(Kosova Sot Online)