I dyshuari për vrasjen e gruas ishte edhe pjesë e stafit të Behgjet Pacollit

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 19:53
 I dyshuari për vrasjen e gruas ishte edhe pjesë e stafit të Behgjet Pacollit

Për vrasjen e Liridona Murselit, Policia e Kosovës ka konfimruar sot se janë arrestuar dy persona të dyshuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas burimeve një nga të arrestuarit është burri i Liridonës, Naim Murseli dhe i arrestuari i dytë është nga Gjakova.

Ata janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes.

Liridona Murseli është vrarë nga arma e zjarrit në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit derisa kishte qenë në makinë bshkë me burrin e saj dhe dy fëmijët.

Sipas versionit fillestar të burrit të saj, atyre iu ishte bërë pritë nga hajnat.

 I dyshuari për vrasjen e gruas Naim Murseli, dikur ishte edhe pjesë e stafit të Behgjet Pacollit.

(Kosova Sot Online)