Prishtinë: Një person raporton se i është vjedhur vetura

  • E.K /
  • 04 December 2023 - 09:04
Prishtinë: Një person raporton se i është vjedhur vetura

Një veturë është vjedhur dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar në Polici se veturën që e kishte të parkuar në rrugën “Ali Pashë Tepelan”, ka treguar se nga personi/persona të panjohur i ishte vjedhur vetura e tij me targa vendore.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i Policisë:

VJEDHJE E VETURËS

Rr. Ali Pashë Tepelena, Prishtinë 03-04.12.2023 – 16:00-01:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga personi/persona të panjohur i ishte vjedhur vetura e tij me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar në rrugën e cekur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)