Vjen përgjigja e KQZ-së për qytetarët e Veriut

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 16:29
Vjen përgjigja e KQZ-së për qytetarët e Veriut

 Qytetarëve serbë që kërkuan inicimin e peticionit për shkarkimin e kryetarëve në Veri, u ka kthyer përgjigje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se i kanë njoftuar ata që sipas akteve nënligjore të MAPL’së, kjo çështje duhet të dorëzohet të kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse.

“Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent.”


(Kosova Sot Online)