Konjufca nuk e di nëse është shtrenjtuar rryma: Qeveria po thotë jo, unë nuk jam ekspert i kësaj pune
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, nuk e di nëse është shtrenjtuar energjia elektrike. Ai tha se nëse është shtrenjtuar, “është gabim”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Konjufa tha se nuk është ekspert i kësaj pune.
“Kjo çështje sa i përket energjisë elektrike, nëse është shtrejtuar, është gabim. Qeveria po thotë nuk është shtrejtuar. A unë nuk jam ekspert i kësaj pune”, tha ai.
Konjufca tregoi se sa i erdhi fatura këtë muaj, duke treguar se i ka ardhur 36 euro.
“E tash po më ngushton se po ma bën një pyetje private. Mirëpo, meqenëse mundesh me shku në KEK me e këqyrë, po të kallxoj drejt: 36 euro më ka ardhë”, tha kryeparlamentari.
(Kosova Sot Online)