Familja e Liridona Ademajt del me deklaratë pas intervistimit të Naim Murselit dhe të tjerëve

  • A.P /
  • 26 January 2024 - 23:01
Familja e Liridona Ademajt del me deklaratë pas intervistimit të Naim Murselit dhe të tjerëve

Familja e Liridona Ademajt kanë dalë me një deklaratë publike, për të treguar se këtë javë prokurorja e rastit të vrasjes bashkë me hetuesit e kanë kryer intervistimin e të dyshuarit për vrasjen e Liridonës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në deklaratë thuhet se familja ka marrë pjesë në intervistim për avokatit dhe se për të respektuar sekretin hetimor dhe procedurën penale, nuk do të lëshohen në komentim të përmbajtjes së deklarimeve.

Familja Ademaj potencojnë se janë të kënaqur me mënyrën se si prokuroria e ka organizuar intervistimin dhe se kanë besim të plotë në institucionin e Prokurorisë.

Në fund, thonë se drejtësia duhet të triumfojë për Liridonën dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara:

Njoftimi i plotë:

këtë javë prokurorja e rastit sëbashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë.

Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe proceduren penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve.

Mirëpo, duam ta përmendim që jemi të kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e tyre dhe kemi besim të plotë në të.

Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Me respekt,

Familja Ademaj

(Kosova Sot Online)