Prishtinë: E shtyri dhe e përplasi për tokë, një i panjohur tenton t’ia marr telefonin një gruaje në hyrje të banesës
Një grua ka raportuar se në hyrje të banesës në Prishtinë, një person i panjohur i ka kapur telefonin e saj dhe e ka shtyrë duke e përplasuar për tokë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk ka arritur që t’ia marrë telefonin viktimës.
Njoftimi i Policisë:
VJEDHJE GRABITQARE NË TENTATIVË
Prishtinë 05.02.2024-18:16. Viktima femër kosovare ka raportuar se në hyrje të banesës, një person i panjohur i ka kapur telefonin e saj dhe e ka shtyrë duke e përplasur për tokë. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk ka arritur që t’ia marrë telefonin viktimës. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)