Ja kur mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes Januzi, Bahtjari dhe Shala

  • A.P /
  • 09 February 2024 - 20:25
Ja kur mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes Januzi, Bahtjari dhe Shala

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është caktuar data për mbajtjen e konferencës mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit dhe Haxhi Shalës.

Sipas njoftimit të DhSK-së, kjo konferencë është caktuar për datën 13 shkurt 2024.

“Siç është njoftuar në kalendarin e gjykatës, konferenca mbi ecurinë e çështjes në çështjen e përbashkët kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit dhe Haxhi Shalës është planifikuar për të martën, 13 shkurt, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e DhSK-së.

(Kosova Sot Online)