Konjufca: Gëzuar gjithë popullit tonë për këtë ditë të rëndësishme
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Konjufca tha se 17 shkurti është dita më e rëndësishme e shtetit tonë.
“Falënderimi i parë shkon për ata dëshmorë dhe martirë të cilët e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, për të gjithë ata veprimtarë e aktivistë politikë të cilët nuk kursyen asgjë që shteti ynë të krijohet, e padyshim edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët ndihmuan që të lind Republika e Kosovës. Prandaj gëzuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, gëzuar gjithë popullit tonë për këtë ditë të rëndësishme“, theksoi kryetari Konjufca.
(Kosova Sot Online)