Një person gjendet i vdekur në Obiliq

  • E.K /
  • 28 February 2024 - 09:02
Një person gjendet i vdekur në Obiliq

Një person është gjetur i vdekur në Obiliq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij.

“Obiliq 27.02.2024, 11:31. Është raportuar per nje person pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)