Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryetari

  • A.P /
  • 01 March 2024 - 20:11
Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryetari

Ish-kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.
GJKKO e ka deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” duke i caktuar 2 vite burgim, por nga gjykimi i shkurtuar u dënua përfundimisht me 1 vit dhe 4 muaj burgim.

Ai dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht në këtë çështje së bashku me ish- kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.

(Kosova Sot Online)