Një dyvjeçar u dërgua pa shenja jete dje në Spitalin e Gjilanit, deklarohen nga spitali

  • E.K /
  • 04 March 2024 - 11:21
Një dyvjeçar u dërgua pa shenja jete dje në Spitalin e Gjilanit, deklarohen nga spitali

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se dje një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drejtori i këtij spitali, Arsim Emin, ka thënë se viktima është fëmijë i moshës 2 vjeçare.

Ai tha se familjarët nuk kanë ofruar të dhëna për sëmundje të mëhershme dhe gjatë ekzaminimit nuk janë gjetur në trup shenja të traumës.

“Në lidhje me rastin e djeshëm të një fëmijë dyvjeçar me iniciale D.A nga Llabjani është raportuar sot në takim të mëngjesit. Sipas mjekut kujdestar të emergjencës, fëmija është sjellur me autoambulancë pa shenja jete. Familjarët nuk kanë ofruar të dhëna për sëmundje të mëhershme të fëmijës. Në ekzaminim nuk janë gjetur shenja të traumës. Është lajmëruar policia dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë”.

(Kosova Sot Online)